Punësoni zhvillues AI kur ekipi juaj po ndërton veçori me AI, por i mungon kapaciteti ose përvoja specifike. Square ju jep inxhinierë AI që punojnë brenda ekipit tuaj: në repo-n, board-in dhe standup-et tuaja, jo si kuti e zezë outsourcing-u. Jemi në Shqipëri, në orarin CET, ndaj komunikimi ndodh në kohë reale.
Çfarë do të thotë augmentim, jo outsourcing
Inxhinieri ynë merr tiketa nga backlog-u juaj, hap PR-e në repo-n tuaj dhe kalon nga code review-i juaj. Ju mbani kontrollin e arkitekturës dhe të prioriteteve; ne sjellim ekzekutimin dhe përvojën në AI. Inxhinierët tanë janë mësuar me kod ekzistues, teste, CI dhe standardet tuaja, jo me projekte të izoluara nga e para.
- Orar i mbivendosur me CET: standup, pair programming dhe review në të njëjtën zonë kohore.
- Kod direkt në repo-n tuaj, me PR-e të rishikueshme dhe gjurmë të plotë në Git.
- Integrim me mjetet tuaja: Jira/Linear, Slack, GitHub/GitLab, CI/CD-në që përdorni.
- Ju mbani IP-në dhe arkitekturën; ne sjellim ekzekutimin dhe njohurinë në AI.
- Kapacitet fleksibël: nga një inxhinier te një grup i vogël, sipas nevojës.
Çfarë sjellin realisht zhvilluesit tanë AI
Jo "eksperimente AI". Inxhinierët tanë kanë dorëzuar sisteme multi-agent në prodhim, pipeline-a RAG mbi dokumente reale biznesi dhe integrime me sisteme si fiskalizimi dhe faturimi. Në SunEasy ndërtuam dhe dorëzuam zgjidhje të plota, ndaj e dimë si duket kodi që mban peshën e prodhimit: me evals, guardrails dhe monitorim, jo një demo që thyhet javën tjetër.
// Mjet i lidhur me sistemin tuaj real, me kufi sigurie
export const krijoFatureTool = {
name: 'krijoFature',
description: 'Krijon dhe dërgon një faturë për fiskalizim',
parameters: { klienti: 'string', shuma: 'number', tvsh: 'number' },
run: async (args, ctx) => {
// veprim i pakthyeshëm => kërko konfirmim njerëzor
if (args.shuma > ctx.kufiriAutomatik) {
return ctx.eskaloTeNjeriu(args)
}
const fatura = await fiskalizimi.krijo(args) // sistemi juaj
ctx.logEval('krijoFature', args, fatura) // gjurmë për evals
return fatura
},
}I njëjti inxhinier ngre shtresën RAG mbi dokumentet tuaja në shqip (kontrata, manuale, rregullore), vendos vlerësimet (evals) që mbrojnë cilësinë në çdo deploy dhe e lidh gjithçka me CI/CD-në tuaj. Arkitektura jonë është model-agnostike: ofruesi i modelit ndërrohet pa rishkruar zgjidhjen.
Raste përdorimi konkrete
Futni një inxhinier AI brenda ekipit tuaj
Ju keni ekipin dhe vizionin, por ju mungon përvoja specifike në agjentë, RAG ose integrime modeli. Një inxhinier i Square futet në sprint-et tuaja, merr tiketa dhe dorëzon kod të rishikueshëm pranë ekipit ekzistues.
Augmentim ekipi →Ndërtoni një RAG/agjent të brendshëm
Doni një asistent të brendshëm mbi dokumentet tuaja ose një agjent që vepron mbi sistemet tuaja. Inxhinierët tanë e ndërtojnë end-to-end (retrieval, guardrails, evals dhe monitorim), dhe ia dorëzojnë ekipit tuaj për ta mbajtur.
Agjent AI i brendshëm →