Kalo në përmbajtjen kryesore

Square Tender Alerts

Tendera publikë për siguri, CCTV dhe shërbime roje

Pajisje sigurie dhe emergjence, sisteme video-mbikëqyrjeje dhe shërbime roje e sigurimi fizik.

49 € në muaj për këtë kategori. Çmimet nuk përfshijnë TVSH-në.

Çfarë përfshin

Kategoria mbulon pajisjet emergjente dhe të sigurisë (CPV 351), shërbimet e sigurimit dhe të mbikëqyrjes (797) dhe sistemet e video-mbikëqyrjes (323235).

Blihen kamera sigurie dhe sisteme alarmi, fikëse dhe pajisje zjarrfikëse, veshje për ndërhyrje në zjarr, baxha identifikimi, si dhe shërbime roje dhe ruajtje objektesh.

Disa autoritete përdorin kodin 79714000 (shërbime mbikëqyrjeje) edhe për mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit, prandaj këtu shfaqen herë pas here edhe procedura të tilla.

Kodet CPV të kategorisë

  • 351Pajisje emergjente dhe të sigurisë
  • 797Shërbime të investigimit dhe sigurimit
  • 323235Sistemi video-mbikqyrjes

Me emërtimin zyrtar të APP-së. Çdo kod më i gjatë që fillon me këto shifra bën pjesë në kategori, përveç kur i përket një kategorie më të ngushtë.

Kush i blen

Autoritetet që blejnë më shpesh

  • Bashkitë
  • Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e sigurisë
  • Shoqëritë publike dhe shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve
  • Drejtoritë rajonale, spitalet dhe prokuroritë

Objekte të zakonshme

  • Kamera sigurie dhe sisteme video-mbikëqyrjeje
  • Fikëse zjarri dhe rimbushje
  • Pajisje zjarrfikëse dhe veshje për ndërhyrje
  • Shërbime roje dhe ruajtje objektesh
  • Sisteme alarmi dhe baxha identifikimi

Në 90 ditët e fundit

Në 90 ditët e fundit u publikuan 181 procedura në këtë kategori, mesatarisht 2,8 në ditë pune, me fond limit të publikuar gjithsej 997,4 milionë lekë.

Procedura të publikuara
181
Mesatarisht në ditë pune
2,8
Të hapura sot
21
Fondi limit i publikuar gjithsej
997,4 milionë lekë
Shuma e 166 procedurave që e publikuan fondin limit.

Llojet e procedurave

  • Vlerë e vogël126
  • Procedurë e hapur e thjeshtuar49
  • Procedurë e hapur mbi kufirin e lartë6

Numërohen procedurat sipas datës së publikimit, përfshirë ato që u anuluan më vonë. Dita e punës është e hënë deri e premte. Të dhënat u përditësuan më 9 nëntor 2026, ora 14:34.

Çmimi

49 € në muaj për këtë kategori

Shtoni kategori të tjera kur t'ju duhen. Me 7 ose më shumë kaloni te Të gjitha kategoritë, 199 € në muaj. Të gjitha kategoritë

Llogaritni çmimin

Zgjidhni kategoritë

Periudha e faturimit

Totali · 1 kategori, mujore

49 € në muaj

1 kategori e zgjedhur

Çmimet nuk përfshijnë TVSH-në.

Fillo provën falasKategoritë i konfirmoni në panel, para pagesës.

FAQ

Pyetjet e shpeshta

Pse shoh procedura për mbikëqyrje punimesh?

Sepse autoriteti ka përdorur kodin 79714000, që në listën CPV quhet "shërbime të mbikqyrjes" (sic) dhe i përket sigurisë. Kategoritë ndjekin kodin e shpallur, prandaj procedura del këtu. Mbikëqyrja e ndërtimit me kodin e saj (71) është te Projektim dhe mbikëqyrje.

A janë kamerat e sigurisë edhe te pajisjet IT?

Jo. Kodi i sistemeve të video-mbikëqyrjes (323235) është i ndarë nga pjesa tjetër e divizionit 32 dhe shkon vetëm në këtë kategori.

Nga vijnë të dhënat?

Nga të dhënat e hapura që Agjencia e Prokurimit Publik nxjerr në app.gov.al. Njoftimet e reja shfaqen në panel çdo orë, nga listat publike të app.gov.al, ndërsa fondi limit dhe fituesi plotësohen ditën tjetër nga eksporti ditor i APP-së. Ne i ndajmë procedurat në kategori sipas kodeve CPV dhe ua dërgojmë me email atyre që i ndjekin.

Si funksionon prova falas?

Prova zgjat 14 ditë dhe kërkon një kartë, që e vendosni në faqen e pagesës së Stripe. Gjatë provës merrni email-et dhe përdorni panelin si çdo abonent. Nëse nuk e anuloni para ditës së 15-të, karta tarifohet automatikisht për periudhën që keni zgjedhur. Ofrohet një provë falas për çdo NIPT.

Si ta anuloj abonimin?

Nga paneli, te Abonimi, zgjidhni "Anulo abonimin". Abonimi mbetet aktiv deri në fund të periudhës së paguar dhe pas saj nuk tarifoheni më. Nëse anuloni gjatë provës falas, nuk tarifoheni fare.

Filloni me kategoritë tuaja

14 ditë falas. Zgjidhni kategoritë, aktivizoni provën dhe email-i i parë ju vjen mëngjesin e ardhshëm.