Square Tender Alerts
Tendera publikë për materiale elektrike, ndriçim dhe pajisje shtëpiake
Materiale elektrike, kabllo, ndriçim, gjeneratorë, bateri, kondicionerë dhe pajisje shtëpiake.
49 € në muaj për këtë kategori. Çmimet nuk përfshijnë TVSH-në.
Çfarë përfshin
Kategoria mbulon divizionin CPV 31, makineri, aparatura dhe materiale elektrike, ndriçim, bateri, kabllo dhe gjeneratorë, si dhe pajisjet e brendshme të grupit 397: kondicionerë dhe pajisje shtëpiake.
Blerjet më të shpeshta janë materialet elektrike për mirëmbajtje dhe bateritë, pastaj kondicionerët, ndriçimi dhe llambat.
Instalimi i kondicionerëve ose i rrjetit elektrik si punim ka kod në divizionin 45 dhe është te Punime ndërtimi.
Kodet CPV të kategorisë
31Makineri, aparatura, pajisje dhe konsum elektrik; ndriçim397Pajisje të brendshme
Me emërtimin zyrtar të APP-së. Çdo kod më i gjatë që fillon me këto shifra bën pjesë në kategori, përveç kur i përket një kategorie më të ngushtë.
Kush i blen
Autoritetet që blejnë më shpesh
- Operatorët e rrjetit elektrik, si OST dhe OSSH
- Policia, policia kufitare dhe drejtoritë vendore
- Bashkitë dhe shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve
- Spitalet dhe shkollat
- Operatori i Blerjeve të Përqendruara
Objekte të zakonshme
- Materiale elektrike dhe kabllo
- Bateri për pajisje dhe automjete
- Kondicionerë dhe pajisje ngrohje-ftohjeje
- Llamba, ndriçues LED dhe ndriçim ambientesh
- Priza, spina dhe aksesorë elektrikë
Në 90 ditët e fundit
Në 90 ditët e fundit u publikuan 478 procedura në këtë kategori, mesatarisht 7,4 në ditë pune, me fond limit të publikuar gjithsej 6,5 miliardë lekë.
- Procedura të publikuara
- 478
- Mesatarisht në ditë pune
- 7,4
- Të hapura sot
- 42
- Fondi limit i publikuar gjithsej
- 6,5 miliardë lekë
- Shuma e 448 procedurave që e publikuan fondin limit.
Autoritetet me më shumë procedura
- Operatori i Blerjeve te Perqendruara39
- Operatori i Sistemit te Transmetimit OST8
- OST Njesia e Mirembajtjes se Transmetimit7
- SH.A Ujesjelles Kanalizime Tirane7
- Bashkia Kelcyre6
Llojet e procedurave
- Vlerë e vogël344
- Procedurë e hapur e thjeshtuar70
- Procedurë e hapur mbi kufirin e lartë41
- Procedurë e hapur23
Numërohen procedurat sipas datës së publikimit, përfshirë ato që u anuluan më vonë. Dita e punës është e hënë deri e premte. Të dhënat u përditësuan më 25 shtator 2026, ora 14:31.
Çmimi
49 € në muaj për këtë kategori
Shtoni kategori të tjera kur t'ju duhen. Me 7 ose më shumë kaloni te Të gjitha kategoritë, 199 € në muaj. Të gjitha kategoritë
Llogaritni çmimin
Zgjidhni kategoritë
Periudha e faturimit
Totali · 1 kategori, mujore
49 € në muaj
1 kategori e zgjedhur
Çmimet nuk përfshijnë TVSH-në.
FAQ
Pyetjet e shpeshta
A janë kondicionerët në këtë kategori?
Po, blerja e kondicionerëve (CPV 39717200) është këtu. Kur procedura kërkon edhe instalimin, ajo ka shpesh edhe kod ndërtimi dhe del edhe te Punime ndërtimi.A përfshihen pajisjet e rrjetit elektrik?
Po, kur kanë kod në divizionin 31, si transformatorët, kabllot dhe pajisjet e shpërndarjes. Operatorët e rrjetit janë ndër blerësit e rregullt të kësaj kategorie.Nga vijnë të dhënat?
Nga të dhënat publike që Agjencia e Prokurimit Publik publikon në app.gov.al. Njoftimet e reja shfaqen te ne çdo orë, nga listat publike të app.gov.al, ndërsa fondi limit dhe fituesi plotësohen ditën tjetër nga eksporti ditor i APP-së. Ne i ndajmë procedurat në kategori sipas kodeve CPV dhe ua dërgojmë me email atyre që i ndjekin.Si funksionon prova falas?
Prova zgjat 14 ditë dhe kërkon një kartë, që e vendosni në faqen e pagesës së Stripe. Gjatë provës merrni email-et dhe përdorni panelin si çdo abonent. Nëse nuk e anuloni para ditës së 15-të, karta tarifohet automatikisht për periudhën që keni zgjedhur. Ofrohet një provë falas për çdo NIPT.Si ta anuloj abonimin?
Nga paneli, te Abonimi, zgjidhni "Anulo abonimin". Abonimi mbetet aktiv deri në fund të periudhës së paguar dhe pas saj nuk tarifoheni më. Nëse anuloni gjatë provës falas, nuk tarifoheni fare.
Filloni me kategoritë tuaja
14 ditë falas. Zgjidhni kategoritë, aktivizoni provën dhe email-i ditor fillon me dërgesën e radhës të mëngjesit.