Square Tender Alerts
Tendera publikë për shtypshkrim dhe botime
Shtypje librash, broshurash, formularësh dhe materialesh reklamuese, si dhe shërbime printimi e fotokopjimi.
49 € në muaj për këtë kategori. Çmimet nuk përfshijnë TVSH-në.
Çfarë përfshin
Kategoria mbulon librat, broshurat dhe fletëpalosjet e shtypura (CPV 221), gazetat e revistat (222), kartolinat (223), formularët dhe materialet reklamuese (224), pllakat e printimit (225), shërbimet repografike (7952) dhe shërbimet e printimit (798).
Blihen shërbime printimi e fotokopjimi, libra për biblioteka, botime profesionale, materiale promocionale për aktivitete dhe formularë të shtypur.
Disa autoritete përdorin kodin 22114311 (projekte të shtypura) edhe kur blejnë një projekt teknik, prandaj këtu shfaqen herë pas here edhe blerje projektesh.
Kodet CPV të kategorisë
221Libra të shtypur, broshura dhe fletëpalosje222Gazeta dhe revista223Kartolina, kartolina urimi dhe çështje të tjera të shtypura224Pulla, formularë kontrolli, kartëmonedha, certifikata aksionesh, materiale reklamuese tregtare, katalogë dhe manuale225Pllaka ose cilindra printues ose mjete të tjera që përdoren në printim7952Shërbime repografike798Printime dhe shërbime të lidhura
Me emërtimin zyrtar të APP-së. Çdo kod më i gjatë që fillon me këto shifra bën pjesë në kategori, përveç kur i përket një kategorie më të ngushtë.
Kush i blen
Autoritetet që blejnë më shpesh
- Bashkitë
- Universitetet dhe institucionet e kulturës
- Operatori i Blerjeve të Përqendruara
- Gjykatat, agjencitë dhe drejtoritë qendrore
Objekte të zakonshme
- Shërbime printimi, fotokopjimi dhe skanimi
- Libra për biblioteka dhe botime profesionale
- Broshura, fletëpalosje dhe materiale publicitare
- Materiale të shtypura me porosi për aktivitete
- Formularë dhe regjistra të shtypur
Në 90 ditët e fundit
Në 90 ditët e fundit u publikuan 202 procedura në këtë kategori, mesatarisht 3,1 në ditë pune, me fond limit të publikuar gjithsej 449 milionë lekë.
- Procedura të publikuara
- 202
- Mesatarisht në ditë pune
- 3,1
- Të hapura sot
- 20
- Fondi limit i publikuar gjithsej
- 449 milionë lekë
- Shuma e 177 procedurave që e publikuan fondin limit.
Autoritetet me më shumë procedura
- Instituti Gjeografik Ushtarak16
- Operatori i Blerjeve te Perqendruara16
- Bashkia Vlore9
- Bashkia Shkoder8
- Reparti Ushtarak Nr.1001 Komanda e Forces Tokesore Tirane6
Llojet e procedurave
- Vlerë e vogël144
- Procedurë e hapur e thjeshtuar31
- Procedurë e hapur mbi kufirin e lartë12
- Procedurë e hapur11
- Me negocim, pa njoftim3
- Konkurs projektimi1
Numërohen procedurat sipas datës së publikimit, përfshirë ato që u anuluan më vonë. Dita e punës është e hënë deri e premte. Të dhënat u përditësuan më 25 shtator 2026, ora 14:31.
Çmimi
49 € në muaj për këtë kategori
Shtoni kategori të tjera kur t'ju duhen. Me 7 ose më shumë kaloni te Të gjitha kategoritë, 199 € në muaj. Të gjitha kategoritë
Llogaritni çmimin
Zgjidhni kategoritë
Periudha e faturimit
Totali · 1 kategori, mujore
49 € në muaj
1 kategori e zgjedhur
Çmimet nuk përfshijnë TVSH-në.
FAQ
Pyetjet e shpeshta
Pse shoh edhe blerje projektesh në këtë kategori?
Sepse autoriteti i ka shënuar me kodin CPV 22114311, që në listën zyrtare quhet "Projekte" dhe i përket materialeve të shtypura. Kategoritë ndjekin kodin që shpall autoriteti, prandaj procedura del këtu. Projektimi inxhinierik si shërbim është te Projektim dhe mbikëqyrje.A përfshihet mirëmbajtja e printerëve?
Mirëmbajtja e pajisjeve të printimit ka kodin CPV 50 dhe është te Riparim dhe mirëmbajtje. Kur procedura përfshin edhe shërbimin e printimit, ajo mund të dalë në të dyja kategoritë.Nga vijnë të dhënat?
Nga të dhënat publike që Agjencia e Prokurimit Publik publikon në app.gov.al. Njoftimet e reja shfaqen te ne çdo orë, nga listat publike të app.gov.al, ndërsa fondi limit dhe fituesi plotësohen ditën tjetër nga eksporti ditor i APP-së. Ne i ndajmë procedurat në kategori sipas kodeve CPV dhe ua dërgojmë me email atyre që i ndjekin.Si funksionon prova falas?
Prova zgjat 14 ditë dhe kërkon një kartë, që e vendosni në faqen e pagesës së Stripe. Gjatë provës merrni email-et dhe përdorni panelin si çdo abonent. Nëse nuk e anuloni para ditës së 15-të, karta tarifohet automatikisht për periudhën që keni zgjedhur. Ofrohet një provë falas për çdo NIPT.Si ta anuloj abonimin?
Nga paneli, te Abonimi, zgjidhni "Anulo abonimin". Abonimi mbetet aktiv deri në fund të periudhës së paguar dhe pas saj nuk tarifoheni më. Nëse anuloni gjatë provës falas, nuk tarifoheni fare.
Filloni me kategoritë tuaja
14 ditë falas. Zgjidhni kategoritë, aktivizoni provën dhe email-i ditor fillon me dërgesën e radhës të mëngjesit.